TEKTON PRO58068
FORCE PANTS, pantallona pune

NgjyraE zezë
3 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
FORCE PANTS janë pantallona pune të dizajnuara për përdorim intensiv në kushte pune të kërkueshme ku kërkohet qëndrueshmëri, funksionalitet dhe mbrojtje shtesë. Janë të punuara nga pëlhurë twill me peshë 295 g/m², e përbërë nga 68% pambuk, 30% poliester dhe 2% elastan, duke siguru rezistencë të lartë ndaj konsumimit, stabilitet forme dhe një nivel të kontrolluar shtrihjeje për lëvizshemëri të përmirësuar gjatë punës.
Pantallonat kanë dy xhepa të përparm, dy xhepa të pasëm dhe dy xhepa anësorë, duke mundësu organizim praktik të veglave dhe pajisjeve të vogla. Një hallkë D në pjesën e përparme mundëson lidhjen e veglave ose aksesorëve shtesë. Zona e gjurit përfshin xhepa për vendosjen e mbrojtjeve të gjurit, duke siguru mbrojtje shtesë kur punohet në pozicion gjunjsh. Shtypja reflektuese në këmbë përmirëson dukshmërinë në kushte me dritë të dobët. Modeli është i pajisur me zinxhirë YKK, duke siguru përdorim të besueshëm dhe të gjatë.
FORCE PANTS janë të përshtatshme për ndërtimtari, industri, logjistikë, depo, shërbim dhe punë instalimi ku materialet e qëndrueshme, radhitja funksionale e xhepave dhe mbrojtja e gjurit janë esenciale.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune • Pëlhurë: twill • Pesha e pëlhurës: 295 g/m² • Përbërja: 68% pambuk, 30% poliester, 2% elastan • Dy xhepa të përparm, dy të pasëm dhe dy anësorë • Hallkë D për vegla • Xhepa për mbrojtje gjuri • Shtypje reflektuese në këmbë • Zinxhirë YKK • E dizajnuar për përdorim intensiv pune
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





