TEKTON PRO58067
FORCE JACKET, bluzë pune

NgjyraE zezë
3 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
FORCE JACKET është një xhaketë pune me elastan, e dizajnuar për ambiente pune të kërkueshme ku qëndrueshmëria, funksionaliteti dhe liria e lëvizjes janë esenciale. Është e punuar nga pëlhurë twill me peshë 295 g/m², e përbërë nga 68% pambuk, 30% poliester dhe 2% elastan, duke siguru rezistencë të lartë ndaj konsumimit të kombinuar me fleksibilitet shtesë dhe komoditet për bartje gjatë tërë ditës.
Modeli ka një jakë të lartë dhe një klapë me shirita me grep mbi zinxhirin, duke ofruar mbrojtje shtesë dhe mbyllje të sigurt. Manshetat e rregullueshme të mëngëve dhe fundi mundësojnë përshtatje më të mirë dhe bartje stabile gjatë lëvizjes. Xhaketa është e pajisur me dy xhepa gjoksi dhe dy xhepa të përparm, duke mundësu ruajtje praktike të veglave dhe sendeve personale. Shtypjet reflektuese në mëngë dhe shpinë përmirësojnë dukshmërinë në kushte me dritë të dobët, ndërsa një etiketë e brendshme personale mbështet identifikimin e lehtë të veshjes. Modeli është i pajisur me zinxhirë YKK, duke siguru performancë të besueshme dhe të gjatë.
FORCE JACKET është e përshtatshme për përdorim në industri, punë shërbimi, ndërtimtari dhe mirëmbajtje teknike ku kërkohet qëndrueshmëri, funksionalitet dhe lëvizshemëri.
Veçoritë kryesore:
Xhaketë pune • Pëlhurë: twill • Pesha e pëlhurës: 295 g/m² • Përbërja: 68% pambuk, 30% poliester, 2% elastan • Jakë e lartë • Klapë me grep mbi zinxhirin • Mansheta dhe fund të rregullueshme • Dy xhepa gjoksi dhe dy xhepa të përparm • Shtypje reflektuese • Etiketë personale e brendshme • Zinxhirë YKK • E dizajnuar për ambiente pune të kërkueshme
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





