TEKTON PRO58056
PONCHO, jakne shiu

NgjyraBlu
2 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
Ponço PONCHO ndaj shiut është i dizajnuar për me siguru mbrojtje të shpejtë dhe të besueshme ndaj shiut dhe erës në kushte pune dhe terrenore ku kërkohet mbrojtje efektive ndaj motit. Është i destinuar për përdorim në natyrë, duke ofruar bartje të lehtë dhe liri lëvizjeje gjatë punës.
I punuar nga 100% poliester me veshje PVC, siguron mbrojtje të plotë nga uji dhe era, duke parandaluar deprtimin e lagështisë dhe ajrit të ftohët gjatë përdorimit. Një xhep funksional i përparmë me klapë mundëson ruajtjen e sendeve të vogla. Ponçoja është e përshtatshme për ndërtimtari, shërbime komunale, logjistikë, trafik, bujqësi, evente në natyrë dhe punë ose aktivitete të përgjithshme në natyrë në kushte të lagura dhe moti të keq.
Veçoritë kryesore:
Ponço mbrojtjeje ndaj shiut • 100% poliester me veshje PVC • Plotësisht e papërshkueshme nga uji dhe era • Bartje e lehtë dhe e shpejtë • Xhep i përparmë me klapë • Liri lëvizjeje • E përshtatshme për punë dhe aktivitete në natyrë
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





