TEKTON PRO58108
PANTHER PANTS W, pantallona pune elastik

NgjyraE zezë
4 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
PANTHER PANTS W pantallona pune i përkasin linjis premium PANTHER, të zhvilluara për përdorues që kërkojnë qëndrueshmëri të shtuar, komoditet dhe funksionalitet në kushte pune të kërkueshme. Të punuara nga pëlhurë najloni 4-way stretch me cilësi të lartë dhe peshë të shtuar, sigurojnë stabilitet të shklëqyer dhe rezistencë ndaj konsumimit duke ruajtur elasticitetin dhe lirinë e lëvizjes.
Prerja moderne me linja të pastra i jep pantallonave pamje profesionale dhe bashkëkohore, duke i bërë të përshtatshme edhe jashtë ambientit të punës. Brezi i zgjatur në pjesën e pasme përmirëson përshtatjen dhe stabilitetin gjatë përkuljes dhe lëvizjes. Zonat e përforcuara të gjurit dhe panelet e pasme të këmbëve e rrisin ndjeshëm qëndrueshmërinë në zonat me konsum të lartë. Radhitja funksionale e xhepave, qepjet e trefishta dhe zinxhirët YKK sigurojnë besueshmeri afatgjatë, ndërsa detajet reflektuese diskrete përmirësojnë dukshmërinë.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune premium • 92% najlon / 8% elastan • 260 g/m² • Pëlhurë 4-way stretch • Komoditet dhe stabilitet i lartë • Brez i zgjatur në pjesën e pasme • Përforcime gjuri dhe panele të pasme këmbësh • Qepje e trefishtë • Zinxhirë YKK • Xhepa të shumtë funksionalë • Detaje reflektuese
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





