TEKTON PRO58015
HAMMER BIB PANTS, pantollona për punëtor

NgjyraGri e erret
1 ngjyrë
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
HAMMER BIB PANTS janë pantallona pune me parzmor të dizajnuara për detyra të kërkueshme ndërtimi, instalimi dhe zejtarie ku qëndrueshmëria, funksionaliteti dhe liria e lëvizjes janë esenciale. Janë të punuara nga pëlhurë me thurje të thjeshtë me peshë 270 g/m², e përbërë nga 65% poliester dhe 35% pambuk, duke siguru një kombinim të balancuar të forcës dhe komoditetit gjatë tërë ditës.
Zonat me konsum të lartë si xhepat, gjunjët dhe pjsa e pasme janë të përforcuara me futë të qëndrueshme prej polisteri 600D për me zgjat jetëgjatësinë e veshjes. Rripat e supeve të rregullueshme, brezi elastik dhe xhepat e shumtë funksionalë mbështesin punën efikase, ndërsa xhepat për mbrojtje gjuri përmirësojnë komoditetin kur punohet në pozicion gjunjsh. Detajet reflektuese përmirësojnë dukshmërinë në kushte me dritë të dobët.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune me parzmor • Materiali: 65% poliester, 35% pambuk • Pesha e pëlhurës: 270 g/m² • Përforcimet: poliester 600D (xhepa, gjunjë, pas) • Rripa supesh të rregullueshme me kopsa plastike • Brez elastik me kopsa • Xhepa: parzmor me 3 xhepa + 2 të përparm + 2 të pasëm + 2 anësorë • Xhepa për mbrojtje gjuri • Hallkë çekiçi • Hallkë çelësi • Detaje reflektuese • Qepje e trefishtë dhe ribatina metalike • Etiketë emri e brendshme • Zinxhirë SAB
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Vlerësime nga klientët
Çfarë thonë blerësit.
5.0 / 5 · 5 vlerësime
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





