CYAN · Hapi 01
Dërgoni dizajnin
Na dërgoni skedarin grafik ne CMYK, rezolucion 150+ DPI per rezultat optimal.
Shërbim
Printim vinyl per stikera, baner, reklamë automjetesh, dekorim murresh dhe shumë me tepër. JusaPrint, Prishtinë. Cilësi e lartë, çmime te arsyeshme.
Rreth shërbimit
Printimi vinyl është njëri nga shërbimet me te kërkuara ne JusaPrint. Me printerat tone te formatit te madh (deri ne 3.2m gjerësi), realizojmë stikera, banera, mbështjellje automjetesh, dekorime murresh dhe çdo lloj grafike vizuale.
Përdorim vinile te cilësisë se lartë nga prodhues si Oracal, Avery Dennison dhe 3M, te cilat ofrojne ngjyra te gjalla, rezistence ndaj UV-së dhe jetëgjatësi deri ne 7 vjet ne mjedise te jashtme.
Shërbimi ynë i printimit vinyl mbulon çdo nevoje, nga etiketat e vogla te produkteve deri te banerit e medhenj per ngjarje. Ofrojmë edhe shërbim prerje (cutting) me plotter per stikera me forme te personalizuara.
Çfare ofrojmë
Si funksionon
Nga takimi i parë deri te dorëzimi final — një rrjedhë e qartë, pa surpriza.
CYAN · Hapi 01
Na dërgoni skedarin grafik ne CMYK, rezolucion 150+ DPI per rezultat optimal.
Materialet
Përdorim vetëm materiale nga prodhuesit me te njohur ne industri per te garantuar cilësi dhe jetëgjatësi te produkteve.
FAQ
Banerit tane PVC zgjasin 2-4 vjet ne kushte te jashtme. Me laminim te shtuar, jetëgjatësia rritet deri ne 5 vjet.
Po. Ofrojmë mbështjellje te plotë dhe te pjesshme te automjeteve me vinile premium Avery dhe 3M. Një mbështjellje e plotë realizohet brenda 3-5 ditëve.
Çmimi per banera PVC fillon nga 8-15 EUR per metër katror, ne varësi te sasisë dhe përfundimit.
Gjithashtu
Sinjalistikë profesionale 3D dhe shkronja tredimensionale per biznese ne Kosovë. Realizohen me CNC nga akrilik, aluminim dhe inox me opsion ndriçimi LED.
Ekrane LED me rezolucion te lartë per reklama te jashtme dhe te brendshme. Instalim, menaxhim i përmbajtjes ne distancë dhe mirëmbajtje teknike ne Kosovë.
Qendisje me makineri industriale ne uniforma, veshje pune, kapele dhe tekstile promocionale. Deri ne 15 ngjyra per dizajn me fije Madeira dhe Isacord.
Dërgoni detajet e projektit tuaj dhe merrni ofertë falas brenda 24 orëve.
Kërko Ofertë FalasMAGENTA · Hapi 02
Ju dërgojmë pamjen e printuar per verifikim te ngjyrave dhe dimensioneve.
YELLOW · Hapi 03
Printojmë me printerat tone industriale HP Latex dhe Roland per ngjyra te sakta.
KEY · Hapi 04
Aplikojmë laminim mat ose me shkëlqim, prerje dhe përgatitje per dorëzim ose montim.