Reklama juaj duhet të lexohet edhe nga larg. Në JusaPrint realizojmë shtyp për billborda, banera të mëdhenj dhe reklama për fasada e rrethime. Makina jonë UV ka gjerësi shtypi deri në 3.2 metra. Na tregoni ku do të vendoset reklama dhe çfarë përmasash kërkoni, që ta përgatisim ofertën sipas hapësirës.
Gjerësia 3.2 m i referohet kapacitetit të shtypit, jo përmasës maksimale të çdo reklame të përfunduar. Për punime më të mëdha, ndarja në pjesë dhe mënyra e bashkimit planifikohen veçmas. Sipërfaqja e dukshme, skajet dhe fiksimi duhen përcaktuar para përgatitjes së fajllit.
Për një fushatë rrugore, hapje biznesi ose reklamë në objekt, rëndësi kanë një mesazh i shkurtër, logoja e qartë dhe kontrasti i mirë. Përzgjedhja e materialit, përfundimi dhe montimi përcaktohen sipas projektit. Fotot më poshtë janë punime nga portfolio e JusaPrint; përmasat dhe materiali i porosisë suaj konfirmohen në ofertë.