Hapi 01
Ngarko foton
Dërgo një foto me rezolucion të lartë ose vepër arti përmes formularit të ofertës. Pranojmë JPG, PNG, TIFF dhe PSD deri 100 MB.

Canvas Piktura
I kthejmë fotot, artin dhe momentet e tua n'pëlhurë premium me kornizë druri — gati për varje në murin tand.
Pse kanvas
Pëlhurë (kanvas) e bën një foto me u dukë si pikturë. Tekstura e pambukut e thith dritën, jo e pasqyron. Veshja mat anti-reflekse e mban imazhin të qartë prej çdo këndi, pa shkëlqime që prishin ngjyrat.
Te JusaPrint secila pëlhurë printohet me printer Epson SureColor 12 ngjyrash, shtrihet me dorë mbi kornizë lisi 3.8 cm me qoshe të mitruara dhe paketohet me kujdes për dorëzim në krejt Kosovën.
Çka merr
Detaji
Pëlhurë pambuku 380 g/m², kornizë lisi 3.8 cm e thellë — çdo kopje shtrihet me dorë dhe kontrollohet nën dritë natyrale para se me dalë prej atelies.
3.8 cm
Thellësia e kornizës
12 ngjyra
Shtypje giclée
ΔE < 2
Saktësi ngjyrash
100% pambuk
Pa acid

Madhësitë
Kemi edhe masa me porosi deri 200×300 cm — dërgo specifikat dhe kthehemi me ofertë brenda ditës.
Si funksionon
Hapi 01
Dërgo një foto me rezolucion të lartë ose vepër arti përmes formularit të ofertës. Pranojmë JPG, PNG, TIFF dhe PSD deri 100 MB.
Hapi 02
Brenda 24 orëve ta dërgojmë një mockup digjital me masat e zgjedhura, në mur, që ta shohësh para shtypjes.
Hapi 03
Printojmë mbi pëlhurë (kanvas) pambuku premium dhe e shtrijmë me dorë mbi kornizë druri prej lisi me qoshe të mitruara.
Hapi 04
Paketim i sigurt me shirit kraft. Dorëzim në Prishtinë dhe në krejt Kosovën — gati për varje.
Galeri

Mur galerie
3 kanvase · masa të kombinuara

Si dhuratë
Paketim falas i mbështjellë
Për kë
01
Portrete t'fëmijëve, dasma dhe momente të veçanta, në format që zgjat brez pas brezi.
02
Riprodhim i artit origjinal, dixhital a abstrakt me ngjyra besnike ndaj origjinalit.
03
Identitet vizual për recepsione, salla mbledhjesh dhe dyqane — me ngjyra që lidhen me brendin.
04
Paketim i mbështjellë me letër kraft e shirit t'kuq — gati për dhuratë në çdo rast.
FAQ
Për rezultat optimal, rekomandojmë minimum 150 DPI në madhësinë e shtypur. Për një pëlhurë (kanvas) 70×100 cm kjo do të thotë rreth 4000×6000 piksela. Ekipi ynë e kontrollon kualitetin para shtypjes dhe të kontakton nëse fotoja ka nevojë për përmirësim.
Pas konfirmimit t'mockup-it, prodhimi merr 2–3 ditë pune. Në Prishtinë dorëzojmë brenda një dite, ndërsa në qytetet tjera të Kosovës brenda 1–2 ditëve. Në total zakonisht 3–5 ditë pune.
Po. Çdo porosi ka një mockup digjital falas që tregon pëlhurën e kryer në një mur referent. Për porosi mbi 200€, mund të bëjmë edhe një print mostër A4 për me verifiku ngjyrat fizikisht.
Po, pa problem. Ofrojmë gallery wall me 3, 5 ose 7 kopje në masa të kombinuara. Skema vjen në një mockup që e sheh para porosisë. Zbritje 10% për sete me 3+ kopje.
Po. Përdorim bojëra pigmenti arkivore Epson UltraChrome dhe pëlhurë me veshje mbrojtëse. Garantojmë rezistencë ndaj zbehjes deri në 75 vjet në kushte normale të brendshme, larg dritës direkte t'diellit.
Gati me nis
Dërgo foton dhe specifikat — ekipi ynë kthehet me një mockup digjital falas dhe ofertë të personalizuar brenda 24 orëve.