JusaPrint
Pikturë mbi pëlhurë (kanvas) me kornizë druri mbi divan modern në një dhomë me dritare të gjerë

Canvas Piktura

Foto e plotë, mbi pëlhurë (kanvas).

I kthejmë fotot, artin dhe momentet e tua n'pëlhurë premium me kornizë druri — gati për varje në murin tand.

Bojëra arkivore
75+ vjet
Pëlhurë pambuk
380 g/m²
Dorëzim Kosovë
3–5 ditë

Pse kanvas

Ma shumë se një foto e printuar.

Pëlhurë (kanvas) e bën një foto me u dukë si pikturë. Tekstura e pambukut e thith dritën, jo e pasqyron. Veshja mat anti-reflekse e mban imazhin të qartë prej çdo këndi, pa shkëlqime që prishin ngjyrat.

Te JusaPrint secila pëlhurë printohet me printer Epson SureColor 12 ngjyrash, shtrihet me dorë mbi kornizë lisi 3.8 cm me qoshe të mitruara dhe paketohet me kujdes për dorëzim në krejt Kosovën.

Çka merr

  • 01Shtypje giclée 12 ngjyrash me bojëra arkivore
  • 02Pëlhurë pambuk 380 g/m² me veshje mat anti-reflekse
  • 03Kornizë druri prej lisi 3.8 cm, gati për varje
  • 04Saktësi ngjyrash deri në Delta-E < 2 me kalibrim ICC
  • 05Rezistencë në UV deri 75 vjet pa zbehje
  • 06Dorëzim në krejt Kosovën brenda 3–5 ditëve pune

Detaji

Cilësi që e ndjen me dorë.

Pëlhurë pambuku 380 g/m², kornizë lisi 3.8 cm e thellë — çdo kopje shtrihet me dorë dhe kontrollohet nën dritë natyrale para se me dalë prej atelies.

  • 3.8 cm

    Thellësia e kornizës

  • 12 ngjyra

    Shtypje giclée

  • ΔE < 2

    Saktësi ngjyrash

  • 100% pambuk

    Pa acid

Detaj makro i një pëlhure (kanvas) të shtrirë në kornizë druri me teksturën e pëlhurës pambuk

Madhësitë

Masa që funksionojnë në çdo mur.

Kemi edhe masa me porosi deri 200×300 cm — dërgo specifikat dhe kthehemi me ofertë brenda ditës.

Si funksionon

Nga foto në mur, në 4 hapa.

  1. Hapi 01

    01

    Ngarko foton

    Dërgo një foto me rezolucion të lartë ose vepër arti përmes formularit të ofertës. Pranojmë JPG, PNG, TIFF dhe PSD deri 100 MB.

  2. Hapi 02

    02

    Mockup falas

    Brenda 24 orëve ta dërgojmë një mockup digjital me masat e zgjedhura, në mur, që ta shohësh para shtypjes.

  3. Hapi 03

    03

    Shtypje & shtrirje

    Printojmë mbi pëlhurë (kanvas) pambuku premium dhe e shtrijmë me dorë mbi kornizë druri prej lisi me qoshe të mitruara.

  4. Hapi 04

    04

    Dorëzim në shtëpi

    Paketim i sigurt me shirit kraft. Dorëzim në Prishtinë dhe në krejt Kosovën — gati për varje.

Galeri

Disa kompozime që na pëlqejnë.

Mur galerie me tre kanvase abstrakte në masa të kombinuara në një ambient minimal

Mur galerie

3 kanvase · masa të kombinuara

Pëlhurë (kanvas) e mbështjellë me letër kraft dhe shirit të kuq si dhuratë në duart e dy njerëzve

Si dhuratë

Paketim falas i mbështjellë

Për kë

Çdo moment e ka vendin n'mur.

01

Foto familjare

Portrete t'fëmijëve, dasma dhe momente të veçanta, në format që zgjat brez pas brezi.

02

Vepra artistike

Riprodhim i artit origjinal, dixhital a abstrakt me ngjyra besnike ndaj origjinalit.

03

Dekor zyrash

Identitet vizual për recepsione, salla mbledhjesh dhe dyqane — me ngjyra që lidhen me brendin.

04

Dhurata personale

Paketim i mbështjellë me letër kraft e shirit t'kuq — gati për dhuratë në çdo rast.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë rezolucioni duhet me pas fotoja?+

Për rezultat optimal, rekomandojmë minimum 150 DPI në madhësinë e shtypur. Për një pëlhurë (kanvas) 70×100 cm kjo do të thotë rreth 4000×6000 piksela. Ekipi ynë e kontrollon kualitetin para shtypjes dhe të kontakton nëse fotoja ka nevojë për përmirësim.

Sa zgjat dorëzimi?+

Pas konfirmimit t'mockup-it, prodhimi merr 2–3 ditë pune. Në Prishtinë dorëzojmë brenda një dite, ndërsa në qytetet tjera të Kosovës brenda 1–2 ditëve. Në total zakonisht 3–5 ditë pune.

A mund ta shoh një mostër para shtypjes?+

Po. Çdo porosi ka një mockup digjital falas që tregon pëlhurën e kryer në një mur referent. Për porosi mbi 200€, mund të bëjmë edhe një print mostër A4 për me verifiku ngjyrat fizikisht.

A mund me porosit disa kanvase si set galerie?+

Po, pa problem. Ofrojmë gallery wall me 3, 5 ose 7 kopje në masa të kombinuara. Skema vjen në një mockup që e sheh para porosisë. Zbritje 10% për sete me 3+ kopje.

A mbajnë ngjyrat me kohë?+

Po. Përdorim bojëra pigmenti arkivore Epson UltraChrome dhe pëlhurë me veshje mbrojtëse. Garantojmë rezistencë ndaj zbehjes deri në 75 vjet në kushte normale të brendshme, larg dritës direkte t'diellit.

Gati me nis

Fotoja jote, në mur, brenda javës.

Dërgo foton dhe specifikat — ekipi ynë kthehet me një mockup digjital falas dhe ofertë të personalizuar brenda 24 orëve.

Mockup falasKornizë e gatshmeDorëzim Kosovë