
Ngjyra: E zezë
1 ngjyra
Produkt
PANTHER THERMO WOMEN
Përgjigje brenda 24 orëve
PANTHER THERMO WOMEN është një xhaketë softshell premium me sistem ngrohjeje të integruar, e dizajnuar posaçërisht për gra që punojnë në kushte të ftohta, me erë dhe të kërkueshme në natyrë. Kombinon mbrojtje të avancuar nga moti, teknologji ngrohjeje aktive dhe prerje ergonomike për me siguru funksionalitet superior dhe komoditet gjatë tërë ditës pa e kufizu lëvizshemërinë.
Shtrsa e jashtme është e punuar nga pëlhurë softshell elastike (94% poliester, 6% elastan), duke siguru liri lëvizjeje, rezistencë ndaj konsumimit dhe qëndrueshmëri afatgjatë karakteristike për linjin premium PANTHER. Membrana e integruar TPU ofron mbrojtje nga uji deri në 5'000 mm dhe frymëmarrje 3'000 g/m²/24 h, duke siguru mbrojtje efektive nga shiu dhe era duke menaxhuar lagështirën për komoditet të vazhdueshëm gjatë aktivitetit fizik.
Astarimi i brendshëm prej flisi, i përmirësuar me një shtresë qendrore termoreflektuese, ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë trupore dhe ofron ndjesi komode në kushte të ftohta. Xhaketa ka një sistem ngrohjeje të integruar me bazë CNT (teknologji nanotubash karboni) me tri panele ngrohjeje – dy përpara dhe një në shpinë – duke siguru shpërndarje të barabartë të nxehtësisë. Sistemi ofron tri nivele temperature: i ulët (38 °C), i mesmë (45 °C) dhe i lartë (50 °C), me mbrojtje automatike nga mbinxehja dhe kalim inteligjent në nivel më të ulët për komoditet dhe siguri optimale.
Prerja për gra është e përshtatur me bel të theksuar dhe formësim ergonomik, duke mundësu lëvizje natyrale pa kufizime. Kapuqa dhe fundi kanë lidhse elastike të rregullueshme për përshtatje të saktë, ndërsa manshetat me grep dhe hapjet për gisht të madh përmirësojnë stabilitetin e mëngëve dhe mbrojtjen e duarve. Radhitja praktike e xhepave përfshin dy xhepa të përparm me zinxhir YKK, xhep gjoksi, xhep mënge dhe xhep të brendshëm të përshtatshëm për sende të vogla esenciale. Të gjithë zinxhirët e jashtëm janë YKK – të njohur për besueshmeri dhe performancë afatgjatë.
Sistemi i ngrohjrës ushqehet nëpërm jet një lidhjeje standarde USB-A (5V / 2A / 10W). Për performancë optimale, një powerbank me 10'000 mAh siguron afrërsisht 9 orë në nivelin e ulët, 5–6 orë në të mesmin dhe 3–4 orë në nivelin e lartë, ndërsa një powerbank me 20'000 mAh e zgjat përdorimin në kushte jashtëzakonisht të ftohta. Xhaketa duhet të lahet me powerbank-un të hequr; mund të lahet në makinë në program të butë deri në 30 °C pa shtrydhje agresive ose përkulje të zonave të ngrohjrës.
Veçoritë kryesore:
Xhaketë pune softshell premium për gra • Pëlhurë softshell elastike (94% poliester, 6% elastan) • Membranë TPU • Mbrojtje nga uji deri në 5'000 mm • Frymëmarrje 3'000 g/m²/24h • Astarim prej flisi • Shtresë termoreflektuese • Sistem ngrohjeje CNT i integruar • Tri nivele ngrohjeje (38 °C / 45 °C / 50 °C) • Ushqim me USB-A • Kapuqë dhe fund të rregullueshme • Mansheta të rregullueshme me hapje për gisht të madh • Xhepa të shumtë funksionalë • Zinxhirë YKK
Zgjedhje të ngjashme





