JusaPrint
Katalogu/Jelekë pune/PANTHER VEST, jelek me lëkurë të butë
PANTHER VEST, jelek me lëkurë të butë

Ngjyra: E zezë

4 ngjyra

Produkt

PANTHER VEST, jelek me lëkurë të butë

Përgjigje brenda 24 orëve

Jeleku PANTHER është pjesë e koleksionit premium PANTHER, i zhvilluar si shtresë teknike për përdorim profesional në kushte atmosferike të ndryshueshme. Është i dizajnuar për përdorues që kërkojnë nivel të lartë komoditeti, liri lëvizjeje dhe mbrojtje të besueshme gjatë punës ditore, duke ruajtur një pamje të pastër dhe profesionale. Shtresa e jashtme është e punuar nga pëlhurë poliesteri elastike me elastan të shtuar (94% poliester, 6% elastan), duke siguru stabilitet forme dhe komoditet gjatë lëvizjes. Një membranë TPU e integruar ofron mbrojtje nga uji deri në 5'000 mm dhe frymëmarrje 3'000 g/m²/24 orë, duke siguru një balancë efektive mes mbrojtjes nga era dhe lagështia dhe largimit të kontrolluar të lagështisë nga brenda. Astarimi i brendshëm i polisterit me flis shton ngrohtësi dhe komoditet në kushte pune më të ftohta. Jeleku ka një jakë të lartë për mbrojtje të qafës, zinxhirë YKK në mbylljen qendrore dhe xhepat, xhepa të përparm me zinxhir dhe një xhep të brendshëm shtesë për ruajtje të sigurt të sendeve personale. Detaje kontraste delikate përmirësojnë pamjen teknike pa cënuar estetikën profesionale. I përshtatshëm për industri, logjistikë, shërbim dhe punë teknike, si dhe punë në terren. Veçoritë kryesore: Jelek pune premium • 94% poliester / 6% elastan • Membranë TPU • Mbrojtje nga uji 5'000 mm • Frymëmarrje 3'000 g/m²/24 orë • Astarim flis • Jakë e lartë • Zinxhirë YKK • Xhepa me zinxhir • Xhep i brendshëm • I përshtatshëm për punë në natyrë

Zgjedhje të ngjashme

PRODUKTE TË NGJASHME