JusaPrint
Katalogu/Jelekë pune/CRAFT VEST II, jelek pune
CRAFT VEST II, jelek pune

Ngjyra: E zezë

7 ngjyra

Produkt

CRAFT VEST II, jelek pune

Përgjigje brenda 24 orëve

CRAFT VEST II është një jelek pune i dizajnuar për përdorim të përditshëm në kushte të ndryshme pune ku kërkohet ngrohje shtesë pa e kufizu lëvizjen e krahut. Është i punuar nga pëlhurë twill e astruar, me material të jashtëm prej 65% poliester dhe 35% pambuk, duke siguru një kombinim të balancuar të qëndrueshmërisë, rezistencës ndaj konsumimit dhe mirëmbajtjes së lehtë. Astarimi është prej 100% poliester, duke ofruar komoditet shtesë dhe izolim termik. Jeleku ka një jakë të lartë që siguron mbrojtje shtesë të qafës nga era dhe të ftohtit. Radhitja funksionale e xhepave përfshin katër xhepa të përparm me klapa për ruajtje të sigurt të veglave dhe sendeve personale, si dhe një xhep shtesë me zinxhir për sende të vogla me vlerë. Mbyllja qendrore me zinxhir mundëson veshje të shpejtë dhe të lehtë. Modeli është i pajisur me zinxhirë SAB. CRAFT VEST II është i përshtatshëm për logjistikë, depo, punë shërbimi, mirëmbajtje dhe industri të lehtë, si dhe për detyra pune ku kërkohet ngrohje shtesë duke ruajtur funksionalitetin e plotë dhe lirinë e lëvizjes. Veçoritë kryesore: Jelek pune • Pëlhurë e jasht me: 65% poliester, 35% pambuk • Astarimi: 100% poliester • Pëlhurë twill • Jakë e lartë • Katër xhepa të përparm me klapa • Xhep shtesë me zinxhir • Mbyllje qendrore me zinxhir • Zinxhirë SAB • I përshtatshëm për përdorim ditor pune

Zgjedhje të ngjashme

PRODUKTE TË NGJASHME