TEKTON PRO58118
HI-VIZ JACKET, xhaketë sigurie me dukshmëri të lartë

NgjyraE verdhë neoni
1 ngjyrë
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
HI-VIZ JACKET është një xhaketë pune sigurie me dukshmëri të lartë, e dizajnuar për përdorim profesional në ambiente pune të kërkueshme me dukshmëri të reduktuar dhe kushte atmosferike të ndryshueshme. Është e destinuar për përdorues që kërkojnë mbrojtje të besueshme, dukshmëri të lartë dhe performancë funksionale gjatë punës ditore.
Guaska e jashtme është e punuar nga 100% poliester me membranë TPU të integruar, duke siguru mbrojtje nga uji deri në 3000 mm dhe frymëmarrje 3000 g/m²/24 orë. Astarimi i brendshëm me rrjetë poliesteri përmirëson rrjedhën e ajrit dhe rrit komoditetin gjatë bartjes së gjatë. Xhaketa është e çertifikuar sipas standardeve EN ISO 13688 dhe EN 20471 dhe mban markim CE, duke siguru përputhje me kërkesat e veshjes së punës me dukshmëri të lartë. Shiritat reflektuese dhe detajet shtesë reflektuese sigurojnë dukshmëri të shklëqyer nga të gjitha drejtimet, duke përfshirë kushte me dritë të dobët.
Xhaketa ka zinxhirë YKK të papërshkueshëm nga uji, radhitje funksionale xhepash, kapuqë të rregullueshme dhe rregullim beli për përshtatje ndaj kushteve të ndryshme të punës dhe sistemeve të shtresimit. Është e përshtatshme për përdorim në trafik, infrastrukturë, ndërtimtari, industri dhe shërbime komunale ku dukshmëria e lartë dhe mbrojtja nga moti janë esenciale.
Veçoritë kryesore:
Xhaketë pune sigurie me dukshmëri të lartë • Membranë TPU e papërshkueshme nga uji (3000 mm) • Frymëmarrje 3000 g/m²/24 orë • Shirta reflektuese me performancë të lartë • Zinxhirë YKK të papërshkueshëm nga uji • Kapuqë e rregullueshme • Rregullim beli • Përdorim profesional • EN ISO 13688 • EN 20471 • E çertifikuar me CE
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





