TEKTON PRO58119
HI-VIZ PANTS, pantallona sigurie me dukshmëri të lartë

NgjyraE verdhë neoni
1 ngjyrë
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
HI-VIZ PANTS janë pantallona pune sigurie me dukshmëri të lartë të dizajnuara për përdorim profesional në ambiente të rrezikshme me dukshmëri të reduktuar. Janë të destinuara për përdorues që kërkojnë mbrojtje të besueshme, dukshmëri të lartë dhe liri lëvizjeje përgjatë ditës së punës.
Pantallonat janë të punuara nga një përzierje teknike e poliesterit, elastanit dhe pambukut, duke siguru një balancë optimale të qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe komoditetit. Vetitë elastike të pëlhurës mundësojnë lëvizje të pakufizuar, ndërsa struktura e fortë tekstile siguron rezistencë ndaj konsumimit në kushte pune të kërkueshme. Modeli është i çertifikuar sipas standardeve EN ISO 13688 dhe EN 20471 dhe mban çertifikim CE.
Pëlhura bazë fluoreshente e kombinuar me shirta reflektuese rreth këmbëve siguron dukshmëri të shklëqyer nga të gjitha drejtimet. Panelet e zeza kontrastuese në gjunjë dhe në zonat e brendshme të këmbëve përcaktojnë zonat me konsum të lartë. Xhepat funksionalë me zinxhirë YKK mundësojnë ruajtje të sigurt dhe praktike të veglave dhe sendeve personale. Pantallonat janë dizajnuar si pjesë e koordinuar e një seti veshje pune me dukshmëri të lartë.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune sigurie me dukshmëri të lartë • Pëlhurë fluoreshente • Shirta reflektuese në këmbë • Material elastik dhe i qëndrueshëm • Zona gjuri të përforcuara • Xhepa funksionalë • Zinxhirë YKK • Përdorim profesional • EN ISO 13688 • EN 20471 • E çertifikuar me CE
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





