TEKTON PRO58018
SPARK, jelek sigurie

NgjyraE verdhë neoni
2 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
Jeleku fluoreshent i sigurisë SPARK është i dizajnuar për situata ku kërkohet dukshmëri e rritur dhe identifikim i qartë vizual. I punuar nga 100% poliester, është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në ambiente pune me kërkesa të ngritura sigurie.
Jeleku është i pajisur me shirta reflektuese të vendosura dy përpara, dy mbrapa dhe një mbi sup, duke siguru dukshmëri të mirë nga drejtime të shumta në kushte me dritë të dobët. Dizajni funksional përfshin katër xhepa të përparm, duke përfshirë ndarje për telefon celular dhe stilolaps, si dhe një mbajtëse plastike për kartën e identitetit. Hallka shtesë plastike për çelësa dhe mbrojtje veshi mundësojnë bartje praktike të pajisjeve të vogla. I përshtatshëm për trafik, logjistikë, depo, shërbime komunale, evente dhe ambiente tjera ku kërkohet dukshmëri bazike dhe organizim i pajisjeve të punës.
Veçoritë kryesore:
Jelek sigurie fluoreshent • 100% poliester • Dukshmëri e lartë • Shirta reflektuese (2 përpara, 2 mbrapa, 1 sup) • Katër xhepa të përparm • Xhep për telefon dhe stilolaps • Mbajtëse plastike për kartë identiteti • Hallka për çelësa dhe mbrojtje veshi • I përshtatshëm për trafik, logjistikë dhe përdorim në depo
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





