CYAN · Hapi 01
Dërgoni logon
Na dërgoni logon tuaj ne format vektorial (AI, EPS, PDF) ose ne rezolucion te lartë.
Shërbim
Qendisje cilësore ne uniforma, veshje pune, kapele dhe tekstile promocionale. JusaPrint ofron qendisje me makineri industriale per biznese ne Kosovë.
Rreth shërbimit
JusaPrint ofron shërbim qendisjeje profesionale per biznese ne Kosovë. Me makineri industriale te shpejtësise se lartë, realizojmë logo, emra dhe dizajne ne çdo lloj tekstili.
Qendisjeja është zgjidhja ideale per uniformat e punës, veshjet e ekipit, kapelete e kompanisë dhe dhuratat promocionale. Ndryshe nga printimi, qendisjeja ofron një pamje premium qe nuk zbehet me kohën dhe i reziston larjeve te përsëritura.
Punojmë me fije cilësore Madeira dhe Isacord, te cilat ofrojne ngjyra te gjalla dhe rezistence te jashtëzakonshme. Makineritë tona mbështesin deri ne 15 ngjyra ne një dizajn te vetëm.
Çfare ofrojmë
Si funksionon
Nga takimi i parë deri te dorëzimi final — një rrjedhë e qartë, pa surpriza.
CYAN · Hapi 01
Na dërgoni logon tuaj ne format vektorial (AI, EPS, PDF) ose ne rezolucion te lartë.
Materialet
Përdorim vetëm materiale nga prodhuesit me te njohur ne industri per te garantuar cilësi dhe jetëgjatësi te produkteve.
FAQ
Minimumi ynë fillon nga 10 copë. Per sasi me te medha ofrojmë çmime progresive me zbritje.
Po. Mund te sillni veshjet tuaja ose te porosisni veshje nga katalogu ynë i partnerëve (polo, maica, kapele, etj.).
Çmimi varet nga madhësia e logos dhe sasia e porosisë. Per një logo standarde (8x8cm) ne sasi 50+ copë, çmimi fillon nga 2-4 EUR per copë.
Porositë standarde realizohen brenda 3-7 ditëve pune. Porositë urgjente mund te realizohen brenda 24-48 orëve.
Gjithashtu
Sinjalistikë profesionale 3D dhe shkronja tredimensionale per biznese ne Kosovë. Realizohen me CNC nga akrilik, aluminim dhe inox me opsion ndriçimi LED.
Ekrane LED me rezolucion te lartë per reklama te jashtme dhe te brendshme. Instalim, menaxhim i përmbajtjes ne distancë dhe mirëmbajtje teknike ne Kosovë.
Produkte promocionale te personalizuara me logon e kompanisë suaj. Mbi 5,000 artikuj: stilolapsa, agjenda, çanta, gota, USB dhe shumë me tepër.
Dërgoni detajet e projektit tuaj dhe merrni ofertë falas brenda 24 orëve.
Kërko Ofertë FalasMAGENTA · Hapi 02
Dizajnerët tane e konvertojne logon ne skedar qendisjeje (DST) te optimizuar per makineri.
YELLOW · Hapi 03
Realizojmë një mostër prove per miratimin tuaj para se te fillojmë prodhimin.
KEY · Hapi 04
Pas miratimit, fillojmë qendisjen ne seri me kontroll cilësie per çdo copë.