
Ngjyra: E zezë
8 ngjyra
Produkt
CAMPUS MAT, shishe shportive, 400ml
Përgjigje brenda 24 orëve
Shishja CAMPUS MAT është variacioni modern i modelit tonë ma të njohur nga koleksioni Campus, e dizajnuar për shëtitës, dashamirës të natyrës dhe përdorues aktiv. Është produkt ideal promovues për fushata të fokusueme në aktivitete në natyrë. E punuar prej alumini të ricikluar me ndërtim njëmurësh, përfaqëson një zgjedhje ma të përgjegjshme ndaj mjedisit, duke reduktuar mbeturinat dhe konsumin e burimeve duke ruajt qëndrueshmërinë dhe fortësinë. Me kapacitet prej 400 ml, është praktike për përdorim të përditshëm, ndërsa karabinaja mundëson lidhje të lehtë me shpinore ose pajisje. Përfundimi mat dhe gama ma e gjerë e ngjyrave bashkëkohore neutrale i japin kësaj shisheje pamje të sofistikuar, duke e ba veçanërisht tërheqëse për marka moderne. Është e përshtatshme për gdhendjen me lazer dhe vjen me kapak plastik të papërshkueshëm.
Veçoritë kryesore:
Materiali: alumin i ricikluar • Ndërtimi: njëmurësh • Kapaciteti: 400 ml • Karabina për lidhje • Përfundim mat • Kapak plastik i papërshkueshëm • Nuk është i përshtatshëm për larëse të enëve • Nuk është i përshtatshëm për mikrovalë
Zgjedhje të ngjashme





