HELMET PRO është një helmetë sigurie profesionale e dizajnuar për me siguru mbrojtje të besueshme të kokës në ambiente të kërkueshme industriale, ndërtimore dhe infrastrukturore. Është e punuar nga material HDPE cilësor i lartë, duke ofruar rezistencë të fortë ndaj goditjeve, stabilitet strukturor dhe qëndrueshmëri afatgjatë për përdorim profesional ditor.
Ndërtimi i helmetës është i inxhinieruar për absorbim efektiv të goditjeve duke ruajtur një nivel të lartë komoditeti gjatë bartjes së gjatë. Një avantazh kryesor i modelit HELMET PRO është rripa e brendshme e rregullueshme me sistem rrotullimi, që mundëson rregullim të shpejtë dhe të saktë të madhësisë me një dorë, edhe gjatë punës. Hapjet e integruara të ventilimit në guaskë përmirësojnë qarkullimin e ajrit dhe ndihmojnë në reduktimin e grumbullimit të nxehtësisë. Helmeta është e prodhuar në Evropë dhe e çertifikuar sipas EN ISO 397, me markim CE, duke siguru përputhje me kërkesat profesionale të pajisjeve mbrojtjeje personale.
Veçoritë kryesore:
Helmetë sigurie • Materiali: HDPE • Absorbim goditjesh • Hapje ventilimi • Rripë e brendshme e rregullueshme • Sistem rregullimi me rrotullim • Komoditet i lartë për bartje afatgjatë • Çertifikimi: EN ISO 397 • E çertifikuar me CE • E prodhuar në Evropë • Pajisje profesionale mbrojtjeje