FLUID osht një shishe termosi me izolim vakum prej çeliku inoks 304, me formën më të njohur dhe më të përdorur në botë, duke e bërë një zgjidhje të sigurtë dhe të gjithanshme për përdorim të përditshëm. Osht shoqëruesi ideal për punë, udhëtim, stërvitje, zyrë ose aktivitete në natyrë, falë kombinimit të funksionalitetit, qëndruesshmërisë dhe dizajnit të përjetshëm. Me izolim vakum, shishja FLUID e ruan efektivisht temperaturën e pijeve, duke i mbajtur pijet e nxehta ose të ftohta deri në 12 orë. Përdorimi i çelikut inoks 304 siguron rezistencë ndaj korrozionit, jetëgjatësi të gjatë dhe ruajtje të shijit natyror të pijeve pa erë të padëshiruara. Shishja e termosit FLUID vjen në paketim dhuratë, duke e bërë një zgjidhje të shklëqyer për dhurata korporative, fushata promovuese dhe brendim, si dhe për përdorim personal të përditshëm.
Karakteristikat kryesore:
Materiali: çelik inoks i kualitetit 304 • Kapaciteti: 500 ml • Mur i dyfishtë me izolim vakum • Performanca: Termoizolim deri në 12 orë (nxehtë/ftohtë) • Kapak kundër rrjedhjes • Nuk osht e përshtatshme për larëse enësh • Nuk osht e përshtatshme për mikrovalë • Paketim dhuratë