Shishja sportive ARENA me kapacitet të madh prej 1000 ml është zgjedhje ideale për individë aktiv me nevoja ma të larta hidratimi. Është e punuar prej plastikës PETG, e njohur për qartësinë e lartë, qëndrueshëmrinë dhe rezistencën ndaj goditjeve, duke qenë pa BPA dhe e sigurt për përdorim të përditshëm. Shishja ka shënime matëse që mundësojnë gjurmimin e lehtë të marrjes së lëngjeve gjatë gjithë ditës. Kapaku gjysmë-transparent me unazë silikoni siguron mbyllje të sigurt dhe të papërshkueshme, ndërsa mekanizmi i hapjes me buton shtypje dhe gryka e pirjes përmirësojnë përdorshmërinë. Doreza tekstile mundëson mbajtje ose lidhje të lehtë, duke e ba këtë shishe perfekte për sport, stervitje dhe aktivitete të përditshme.
Veçoritë kryesore:
Materiali: plastikë PETG (pa BPA) • Kapaciteti: 1000 ml • Shënime matëse • Kapak plastik gjysmë-transparent i papërshkueshëm • Hapje me buton shtypje • Gryka e pirjes • Dorezë mbajtëse tekstile • Rezistencë e lartë ndaj goditjeve • E lehtë dhe e qëndrueshme • Nuk është i përshtatshëm për larëse të enëve • Nuk është i përshtatshëm për mikrovalë