TEKTON PRO58012
CRAFT PANTS, pantollona për punëtor

NgjyraGri e erret
2 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
CRAFT PANTS janë pantallona pune klasike të dizajnuara për përdorim intensiv të përditshëm në ambiente pune të kërkueshme. Janë të punuara nga pëlhurë twill me peshë 240 g/m², duke siguru një balancë optimale mes forcës së materialit dhe komoditetit gjatë tërë ditës.
Prerja funksionale është e përshtatur për punë në lëvizje. Pantallonat kanë dy xhepa të përparm për sende bazike, si dhe një xhep të vogël shtesë për monedha ose vegla që duhet me qenë shpejt të arritshme. Dy xhepa të pasëm dhe dy xhepa anësorë janë dizajnuar për vegla, doreza ose pajisje personale, duke siguru organizim efikas pa nevojë për çanta shtesë. Hallkat e çekiçit në të dyja anët i bëjnë pantallonat të përshtatshme për punë zejtare, montimi dhe ndërtimi ku veglat duhet me qenë gjithmonë në dispozicion. Një etiketë e brendshme personale mundëson identifikim të lehtë të veshjes në ambiente industriale dhe ekipore. Zonat me stres të lartë janë të përforcuara me qepje të trefishtë dhe ribatina metalike, duke zgjat ndjeshëm qëndrueshmërinë edhe me larje të shpeshtë dhe përdorim intensiv. Modeli është i pajisur me zinxhirë SAB.
Falë pëlhurës së qëndrueshme, radhitjes praktike të xhepave dhe ndërtimit të përforcuar, CRAFT PANTS janë të përshtatshme për ndërtimtari, montim, punë shërbimi dhe instalimi, prodhimtari, logjistikë, depo dhe mirëmbajtje teknike.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune • Pëlhurë: twill • Pesha e pëlhurës: 240 g/m² • Prerje funksionale • Dy xhepa të përparm + xhep i vogël • Dy xhepa të pasëm dhe dy anësorë • Hallka çekiçi • Qepje e trefishtë dhe ribatina metalike • Etiketë personale e brendshme • Zinxhirë SAB • E përshtatshme për përdorim intensiv pune
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Vlerësime nga klientët
Çfarë thonë blerësit.
5.0 / 5 · 5 vlerësime
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





