GARD PANTS janë pantallona pune të dizajnuara për detyra të përditshme në ambiente të ndryshme pune ku kërkohet funksionalitet, qëndrueshmëri dhe prerje e thjeshtë. Janë të punuara nga pëlhurë twill me peshë 240 g/m², e përbërë nga 65% poliester dhe 35% pambuk, duke siguru një balancë të mirë mes forcës së materialit dhe mirëmbajtjes së lehtë.
Materiali është mjaft i qëndrueshëm për përdorim ditor duke mbetur komod për bartje gjatë periudhave të gjata. Modeli ka dy xhepa të përparm, dy xhepa të pasëm dhe dy xhepa anësorë multifunksionalë, duke mundësu ruajtje praktike të veglave bazike dhe sendeve personale. Zonat kritike të stresit janë të përforcuara me qepje të trefishte për me reduktu konsumimin dhe me zgjat jetëgjatësinë e pantallonave gjatë lëvizjes dhe punës së shpeshtë. GARD PANTS janë një zgjidhje praktike dhe me kosto efektive për depo, logjistikë, shërbime, industri të lehtë dhe mirëmbajtje, ku kërkohet veshje pune e besueshme me xhepa funksionalë dhe çmim konkurrues.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune • Pëlhurë: twill • Pesha e pëlhurës: 240 g/m² • Përbërja: 65% poliester, 35% pambuk • Dy xhepa të përparm • Dy xhepa të pasëm • Dy xhepa anësorë multifunksionalë • Pika stresi me qepje të trefishte • Prerje e thjeshtë • E përshtatshme për përdorim ditor pune