TEKTON PRO58137
STRIDER, këpucë pune me prerje të ulët s1ps me funksion esd

NgjyraE zezë
2 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
STRIDER është këpucë e lehtë mbrojtëse pune me dizajn sportiv, e mendume për përdoruesit që punojnë në mjedise dinamike me lëvizje të shpeshta, ku rehatia, frymshmëria dhe pesha e ulët janë po aq të rëndësishme sa edhe siguria. Modeli i takon kategorisë S1PS dhe është i certifikum sipas standardeve EN ISO 20345 dhe EN ISO 61340-5-1, me funksion ESD për largimin e kontrollum të elektricitetit statik. Falë konstruksionit plotësisht pa metal, këpuca është e përshtatshme për mjedise me detektorë metali dhe vende pune me kërkesa specifike sigurie.
Pjesa e sipërme është punue nga pëlhura teknike rrjetë, që ofron nivel të lartë frymshmërie dhe ventilimi, duke reduktue në mënyrë të konsiderueshme grumbullimin e nxehtësisë dhe lagështisë gjatë përdorimit gjithëditor. Ky konstruksion e bën këpucën jashtëzakonisht të lehtë dhe të përshtatshme për punë intensive të brendshme. Brendia është e veshun me material me frymshmëri të lartë që përmirëson më tej rehatinë dhe ndihmon në mbajtjen e këmbës të thatë. Mbrojtja e gishtërinjve sigurohet nga kapaku i fibrës nano karboni, që ofron mbrojtje të besueshme mekanike me peshë dështueshëm më të lehtë se kapakët tradicionalë prej çeliku, duke qenë plotësisht pa metal. Shtresa e brendshme nga shkuma me densitet të lartë siguron amortizim të mirë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes së këmbës gjatë përdorimit të zgjatun. Sholla është punue nga poliuretani me densitet të dyfishtuar, rezistente ndaj rrshqitjes, vajrave dhe konsumimit, duke ofrume kapës të qëndrueshme dhe absorbim efektiv të goditjeve gjatë ecës. Modeli STRIDER është pjesë e gamës Tekton Pro dhe është i përshtatshëm për logjistikë, depo, industri të lehtë, mjedise shërbyese dhe teknike ku kërkohet mbrojtje ESD, peshë e ulët dhe këpucë pa metal.
Veçoritë kryesore:
Këpucë mbrojtëse pune • Konstruksion pa metal • E përshtatshme për mjedise me detektorë metali • Material i sipërm: pëlhurë teknike rrjetë • Dizajn i lehtë dhe fleksibil • Kapak mbrojtës nga fibra nano karboni • EN ISO 20345 – S1PS • EN ISO 61340-5-1 – Funksion ESD • Shollë rezistente ndaj rrshqitjes • Shollë rezistente ndaj vajrave dhe konsumimit • Shtresë e brendshme nga shkuma me densitet të lartë • Marka: Tekton Pro
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





