SAFELAB59070
DFM 50, maskë mbrojtëse njëpërdorimshe

NgjyraBlu e hapur
1 ngjyrë
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
DFM 50 është një maskë mbrojtjeje jo-mjekësore për një përdorim, e dizajnuar për mbrojtje bazike higjienike në ambiente pune dhe publike. Është e destinuar për përdorim afatshkurtër në situata ku kërkohet një barrierë e thjeshtë mbrojtjeje.
Maska është e punuar nga fibra polipropileni, duke siguru rrjedhje adekuate të ajrit dhe komoditet bazik gjatë bartjes. Dizajni standard drejt këndshe me pala mundëson përshtatje të lehtë në fytyrë dhe mbulim efektiv të hundës dhe gojës. Maska mat 17,5 × 9,5 cm, duke e bërë të përshtatshme si madhësi universale për të rritur.
DFM 50 është e destinuar vetëm për një përdorim dhe nuk është e dizajnuar për larje ose ripërdorim. Është e përshtatshme për zyra, tregti, logjistikë, ambiente shërbimi dhe situata tjera ku kërkohet mbrojtje bazike higjienike dhe reduktim i kontaktit me ambientin përreth.
Veçoritë kryesore:
Maskë mbrojtjeje jo-mjekësore • Për një përdorim • Materiali: polipropilen • Dizajn drejt këndshe me pala • Madhësi universale për të rritur • Dimensionet: 17,5 × 9,5 cm • Material i frymëmarrshëm • E përshtatshme për ambiente pune dhe publike
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Customer reviews
What buyers say.
5.0 / 5 · 5 reviews
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm



