TEKTON PRO58112
TITAN, këpucë mbrojtëse të ulëta s3 src

NgjyraGri
2 ngjyra
Ofertë brenda 24 orëve · Dorëzim në gjithë Kosovën
Këpuca mbrojtëse e punës TITAN është model modern me stil sportiv, i zhvillum për përdoruesit që kanë nevojë për mbrojtje të besueshme S3 të kombinume me rehatë të përmirësume për përdorim gjithëditor në mjedise të ndryshme pune. Falë konstruksionit plotësisht pa metal, këpuca është e përshtatshme për mjedise me detektorë metali dhe vende pune me kërkesa të rrituna sigurie. Modeli është i certifikum sipas EN ISO 20345 dhe plotëson nivelin e mbrojtjes S3 SRC.
Pjesa e sipërme është punue nga lëkura e kamoshit, që ofron rezistencë të mirë ndaj konsumimit, fleksibilitet natyral dhe përshtatshmeri të rehatshme. Ky lloj lëkure është i lehtë për mirëmbajtje me fshirje ose pastrimin e rregullt dhe ofron frymshmëri të përmirësume në krahasim me lëkurën tradicionale të lëmut. Brendia është e veshun me material me frymshmëri të lartë, që mbështet rregullimin efektiv të lagështisë dhe rehatinë gjatë turneve të gjata. Mbrojtja e gishtërinjve sigurohet nga kapaku kompozit, që është më i lehtë se metali, nuk përqën të ftohtët dhe redukton peshën e përgjithshme të këpucës duke ruajtun mbrojtje të besueshme pa komponente metalike. Shtresa e brendshme nga shkuma me densitet të lartë ofron amortizim efektiv dhe redukton ngarkesën e këmbës gjatë qendrimit të zgjatun në këmbë dhe ecës. Një përparësi kyçe e modelit TITAN është sholla e ndërmjetme E-TPU, që ofron elasticitet të lartë, kthim energjie gjatë ecës dhe absorbim efikas të goditjeve. Kjo teknologji redukton në mënyrë të konsiderueshme lodhjen dhe rrit rehatinë në kushte dinamike pune. Sholla është rezistente ndaj rrshqitjes (SRC) dhe ndaj vajrave dhe konsumimit, duke sigurume stabilitet në sipërfaqe të ndryshme. Këpuca mbrojtëse TITAN është pjesë e gamës Tekton Pro dhe është e përshtatshme për prodhimtari, montim, punë shërbyese dhe teknike, mirëmbajtje, logjistikë, depo dhe detyra ndërtimi e instalimi ku mbrojtja, stabiliteti dhe rehatia janë thelbësore.
Veçoritë kryesore:
Këpucë mbrojtëse pune • Konstruksion pa metal • E përshtatshme për mjedise me detektorë metali • Material i sipërm: lëkurë kamoshi • Veshje me frymshmëri të lartë • Kapak mbrojtës kompozit • Shtresë e brendshme nga shkuma me densitet të lartë • Shollë e ndërmjetme: E-TPU me kthim energjie • Shollë: rezistente ndaj rrshqitjes (SRC), vajrave dhe konsumimit • Niveli i mbrojtjes: S3 SRC • Standardi: EN ISO 20345 • Marka: Tekton Pro
Të ngjashme
Produkte të ngjashme.
Vlerësime nga klientët
Çfarë thonë blerësit.
5.0 / 5 · 5 vlerësime
5 / 5 ·
Kemi punuar me JusaPrint për shtypin e kampanjave tona të marketingut dhe reklamave institucionale. Cilësia e shtypit dhe profesionalizmi i ekipit kanë qenë në nivelin që kërkojmë për komunikimin e institucionit tonë. Bashkëpunim i qëndrueshëm që vazhdon për çdo kampanjë që organizojmë gjatë vitit akademik.
AAB Universiteti
5 / 5 ·
Korporata Dukagjini ka bashkëpunim afatgjatë me JusaPrint për shtypin në produktet tona promocionale dhe kërkesat e ndryshme që lindin kohë pas kohe. Ajo që vlerësojmë më shumë është se ekipi e njeh strukturën tonë dhe preferencat e brand-it tonë. Nuk fillojmë nga zero çdo herë. Partner i qëndrueshëm për një korporatë me nevoja të kompleksa si jona.
Korporata Dukagjini
5 / 5 ·
Për çdo fushatë marketingu, Tenton ka porositur produkte promocionale nga JusaPrint. Kjo përfshin stilolapsa, çanta, artikuj teknologjikë dhe uniforma për stafin në evente. Dorëzimi është brenda afatit dhe cilësia konsistente për çdo porosi. Ekipi e kupton brand-in tonë dhe sjell propozime që përshtaten me identitetin tonë vizual.
Tenton
5 / 5 ·
Si kompani inovative, kërkojmë partnerë që mund të ecin me ritmin tonë të shpejtë. JusaPrint ka qenë prej tyre. Produkte promocionale cilësore për kampanjat tona, propozime krijuese për dizajn, dhe ekzekutim pa vonesa. I rekomandojmë për çdo kompani që dëshiron një partner fleksibël pa sakrifikuar cilësinë.
Kudosim
5 / 5 ·
Santefarm mbështetet te JusaPrint për fushatat tona rreth produkteve farmaceutike që ofrojmë në treg. Ekipi i tyre kupton se reklama në sektorin farmaceutik ka rregulla specifike, dhe materialet tona promocionale duhet të jenë profesionale dhe në përputhje me standardet. Kanë gjetur gjithmonë balancën e duhur për çdo projekt që kemi pasur.
Santefarm





