
Ngjyra: Gri e erret
2 ngjyra
Produkt
CRAFT BIB PANTS, pantollona për punëtor
Përgjigje brenda 24 orëve
CRAFT BIB PANTS janë pantallona pune me parzmor të dizajnuara për përdorim të përditshëm në kushte pune të kërkueshme ku kërkohet qëndrueshmëri, funksionalitet dhe komoditet përgjatë ditës së punës. Janë të punuara nga pëlhurë twill me peshë 240 g/m², duke siguru një balancë optimale mes forcës së materialit dhe komoditetit gjatë bartjes.
Modeli ka rripa supesh të rregullueshme me kopsa plastike, që mundësojnë rregullim të lehtë të lartësisë dhe bartje stabile pa presion. Parzmori i përparmë përfshin një xhep gjoksi me ndarje të veçantë për stilolaps, duke siguru qasje të shpejtë në vegla të vogla dhe aksesorë. Funksionalitet shtesë ofrojnë dy xhepa të përparm, dy xhepa të pasëm dhe dy xhepa anësorë, të rregulluar për organizim efikas të veglave dhe sendeve personale gjatë punës.
Një hallkë çekiçi e integruar në anë është e përshtatshme për punë ku veglat duhet me i pasu gjithmonë pranë. Brezi elastik në pjesën e pasme, i kombinuar me kopsa, përmirëson përshtatjen dhe rrit komoditetin gjatë përkuljes, uljes dhe lëvizjes. Modeli është i pajisur me zinxhirë SAB. Një etiketë e brendshme për të dhëna personale mundëson identifikim të lehtë të veshjes në ambiente industriale dhe ekipore. Zonat me stres të lartë janë të përforcuara me qepje të trefishtë dhe ribatina metalike, duke forcuar ndërtimin dhe duke zgjat ndjeshëm jetëgjatësinë e produktit. Falë dizajnit funksional dhe radhitjes së xhepave, CRAFT BIB PANTS janë të përshtatshme për punë ndërtimi, montimi, instalimi dhe shërbimi, prodhim, logjistikë, depo dhe të gjitha aktivitetet ku kërkohet veshje pune e besueshme dhe praktike.
Veçoritë kryesore:
Pantallona pune me parzmor • Pëlhurë: twill • Pesha e pëlhurës: 240 g/m² • Rripa të rregullueshme me kopsa • Xhep parzmori me mbajtës stilolapsi • Dy xhepa të përparm, dy të pasëm dhe dy anësorë • Hallkë çekiçi • Brez elastik në pjesën e pasme • Qepje e trefishtë dhe ribatina metalike • Etiketë personale e brendshme • Zinxhirë SAB • E përshtatshme për përdorim intensiv pune
Zgjedhje të ngjashme





