Katalogu/Këpucë sigurie/ALBATROS, këpucë sigurie me prerje të ulët s2 fo sr
ALBATROS, këpucë sigurie me prerje të ulët s2 fo sr

Ngjyra: E bardhë

1 ngjyra

Produkt

ALBATROS, këpucë sigurie me prerje të ulët s2 fo sr

Përgjigje brenda 24 orëve

Këpuca mbrojtëse e punës ALBATROS është projektue për përdorim në mjedise pune të mbyllura dhe të pastra, ku standardet e larta higjienike, mbrojtja e besueshme e këmbës dhe rehatia gjatë gjithë ditës janë thelbësore. Falë konstruksionit plotësisht pa metal, modeli është i përshtatshëm për mjedise me detektorë metali dhe industri me kërkesa specifike të sigurisë. Këpuca është e certifikume sipas standardit CE dhe EN ISO 20345, me nivel mbrojtës S2. Pjesë e sipërme është punue nga mikrofibra e larshme dhe rezistente ndaj ujit, që mundëson mirëmbajtje të lehtë dhe rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe papastërtisë. Veshja e brendshme ka përshkueshmëri të lartë avulli, duke mbështetë ventilimin e përmirësuar dhe reduktimin e grumbullimit të lagështisë gjatë përdorimit të zgjatun. Këpuca është e pajisun me kapak mbrojtës nga fibra karboni, që ofron mbrojtje efektive të gishtërinjve me peshë të reduktume dhe pa përdorim të komponentëve metalike. Shollat e poliuretanit sigurojnë stabilitet dhe amortizim, ndërsa shtresa e brendshme nga shkuma me densitet të lartë rrit rehatinë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes së këmbës. Me mbrojtje S2, modeli ofron veti antistatike, rezistencë ndaj depërtimit të ujit në pjesën e sipërme dhe absorbim të energjisë në zonën e thembrës. Rekomandohet për industrinë ushqimore, farmaci, shëndetësi, laboratorë, logjistikë, prodhimtari të lehtë, aktivitete shërbyese dhe objekte me sisteme detektimi metali. Veçoritë kryesore: Këpucë mbrojtëse pune • Konstruksion pa metal • E përshtatshme për mjedise me detektorë metali • Material i sipërm: mikrofibër e larshme dhe rezistente ndaj ujit • Veshje e brendshme me përshkueshmëri të lartë avulli • Kapak mbrojtës nga fibra karboni • Shollë: poliuretan • Shtresë e brendshme nga shkuma me densitet të lartë • Veti antistatike • Pjesa e sipërme rezistente ndaj ujit • Absorbim i energjisë në zonën e thembrës • Niveli i mbrojtjes: S2 • Standardi: EN ISO 20345 • E certifikume CE • Marka: Tekton Pro

Zgjedhje të ngjashme

PRODUKTE TË NGJASHME